
Azir Aliu propozohet për ministër të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut
28 maj 2025
| 14:55
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se edhe zyrtarisht e ka pranuar propozimin që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë.
Mickoskika thënë se me Aliun njihet dhe se pret bashkëpunim të mirë në qeveri.
“Po, unë edhe zyrtarisht e kam pranuar atë propozim. Ditëve në vijim do ta dorëzojë te deputetët në Kuvend. Me z. Aliun njihemi, kështu që besoj që mirë do të bashkëpunojmë në suaza të qeverisë”, ka thënë Mickoski.
Sipas “Alsat M”, Aliu do ta zë vendin e Arben Taravarit, i cili ka vendosur të largohet nga qeveria.