
Aziz Salihu diagnostikohet me Alzheimer
06 gusht 2025
| 20:11
Legjenda kosovare e boksit, Aziz Salihu, është diagnostikuar me Alzheimer. Lajmi u bë i ditur nga e bija e tij, Monika, që ka shkruar se familja është e bashkuar në mbështetjen e legjendës.
Me anë të një video ku ndau disa momente emocionues, Monika theksoi se familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të mbetet e tillë deri në fund.
Për fund ajo shtoi se ai i don të gjithë me shpirt edhe pse sot është më ndryshe.
Salihu, 71-vjeçar, është ndër sportistët më të suksesshëm në historinë e boksit shqiptar. Ai ka qenë kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë ndërsa në Lojërat Olimpike të 1984-s në Los Angeles, si përfaqësues i Jugosllavisë, mori medaljen e bronztë.