Babai i dy djemve nga Miradia të infektuar me COVID tregon për gjendjen e tyre

31 mars 2020 | 08:33

Dy anëtarët e një familje nga fshati Miradi e Komunës së Fushë Kosovës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Një nga anëtarët e kësaj familje ka folur në një lidhje telefonike në emisionin special në Klan Kosova për gjendjen shëndetësore të anëtarëve të familjes.

“Në bazë të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, dy djemtë e mi dhe motra kanë dalë me koronavirus. Unë dhe bashkëshortja ime kemi dalë negativë.

Unë e kam një motër të martuar në Prishtinë. Më së pari është infektuar burri, pastaj edhe motra”, ka thënë anëtari i familjes së të infektuarve, i cili shpreh habi se si djemtë e tij dolën pozitivë pa pasur kontakt me të infektuarit.

“Para dy javëve kam qenë në vizitë te motra. Unë kam dalë negativ, djemtë pozitivë, e djemtë nuk kanë pasur kontakt me ta”, ka treguar ai.

Ai tha se fëmijët e tij nuk kanë simptoma të theksuara.

“Ata janë në shtëpi dhe nuk po vërejnë ndonjë simptomë. Janë të moshës 26 vjeçe. Na kanë dhënë këshilla të përgjithshme për higjienën normalisht sepse jemi të izoluar. Fëmijët po i mbajmë në dhoma të ndara”, ka treguar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara…