Babai i Greta Kryeziut me postim prekës: Na la një zbrazëti të pafundme

20 gusht 2025 | 17:59

Sot është bërë e ditur ndarja e parakohshme nga jeta e Gretës Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë.

Babai i saj ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e vajzës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar zbrazëtinë që la pas.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se vajza ime Greta u nda nga jeta, na la një zbrazëti të pafundme. Faleminderit shumë gjithë atyre që na qëndruan afër këto ditë të vështira“, shkroi ai.

Po ashtu, edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Gretës.

“Humbëm një kolege të përkushtuar, një shpirt të mirë, një mike të dashur që do të na mungojë pafundësisht në çdo hap”.

Gjithashtu, edhe komuna e Kamenicës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e drejtores së shëndetësisë.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin publik se ka ndërruar jetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, znj. Greta Kryeziu. Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me Gretën. Humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin. Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar…