
Babai i Kadri Veselit varroset sot në orën 19:00
07 korrik 2021
| 13:04
Babai i Kadri Veselit, Fazli, do të varroset sot në orën 19:00.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes rrjetit social “Facebook”.
“Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 94 vjeçare, ndërroi jetë babi, gjyshi ynë Fazi Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 19:00, në vendlindjen e tij, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!”, thuhet në njoftimin e familjes.