Baca Haxhi Thaçi ishte një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare

16 mars 2025 | 23:44

Sami Lushtaku, nënkryetar i Komunës së Skenderajt, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babit të ish-persidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Baca Haxhi Thaçi, një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ai ka shtuar tutje se: “Ai ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës”.

Lushtaku ka theksuar se pavarësisht sfidave dhe mallit të pashuar për birin e tij, presidentin Hashim Thaçi, Baca Haxhi mbeti gjithmonë krenar për kontributin e djalit të tij dhe për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Ngushëllime të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi, gjithë familjes Thaçi, miqve e dashamirëve. Pushoftë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në Facebook për…