Baftiu prezantohet te Drita

06 qershor 2022 | 17:05

Skuadra e Dritës e ka prezantuar transferin me të ri. Bëhet fjalë për Blend Baftiun, i cili ka nënshkruar kontratë për dy vite, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“FC Drita dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi. Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofansiv te FC Drita. Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës. Blend Baftiu ka zhvilluar 121 ndeshje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe pjesë e FC Prishtina”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Gjilani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, dita e hënë ka filluar…