
Bagerë e kamionë duke punuar në veri, Sveçla dhe Krasniqi: Policia e ka mbështetjen e plotë
13 maj 2025
| 16:32
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga veriu bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Në fotografi shihen kamionë e bagerë duke punuar, derisa Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës e ka mbështetjen e tyre të plotë.
“Në veri të Republikës punët vazhdojnë. Policia e Kosovës në përmbushje të misionit të saj ka mbështetjen tonë plotë”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.