Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
20 dhjetor 2025
| 00:20
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Bahamas për ta njohur Kosovën, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Në mënyrë të sinqertë shpreh mirënjohjen time ndaj Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, ka deklaruar Begaj.
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi të premten se Komonuellthi i Bahamas ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 121-të që njeh vendin tonë.



