
Bahtiri: Gabim i madh i partive politike që nuk po konstituohet Kuvendi
21 maj 2025
| 10:41
Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka fajësuar partitë e tjera për bllokadën drejt konstituimit të Kuevndit të Kosovës.
Ai këtë deklaratë e ka bërë pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.
“Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për ta bërë Kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit. Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromise që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitut dhe të dëshmuar”, ka thënë Bahtiri.