Bahtiri: Jemi duke bërë përpjekjet maksimale që nesër të kemi Presidentin

26 prill 2026 | 21:56

Deputeti I Vetëvendosjes, është shprehur se po bëjnë përpjekjet maksimale që nesër të kemi Presidentin. Ai është shprehur se Kosovës i duhet presidenti dhe jo zgjedhjet e reja, duke fajsuar opozitën për bllokadë.

E plotë:

Të dashur qytetarë,

Jemi duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur.

Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik, të cilat e çojnë Kosoven në një cikël të pafundshëm të zgjedhjeve, ku rrjedhimisht Kosova humb dhjetra miliona euro, të cilat janë djersë e qytetarëve tanë. E gjitha kjo pa asnjë arsye.

Prandaj, edhe njëherë, APELOJ tek kolegët deputet, që t’i thërrasin mendjes dhe të bëhen bashkpunues për zhbllokim e jo shkaktar për bllokada të pafundme.

AB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka shprehur mirënjohje për…