Bahtiri: Ne çdo herë jemi të gatshëm të japim kontribut për zhbllokimin e kësaj situate

25 maj 2025 | 11:12

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, pak para vazhdimit të 21 të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se partia të cilës i takon është e gatshëm për kapërcimin e situatës së krijuar.

“Ne çdo herë jemi të gatshëm të japim kontribut për zhbllokimin e kësaj situate”, tha Bahtiri.

I pyetur nga gazetarë për deklaratat që Vetëvendosje po kërkon ndihmë nga partia VLEN në Maqedoni të veriut, Bahtiri mohoi të ketë informacion.

“Ne po bëjmë përpjekje që njerëzit që kanë marrë besimin e qytetarëve që ta zhbllokojmë gjendjen. 21 orë janë shumë se jo 21 ditë. Ne jemi për”, tha Bahtiri, raporton Ekonomi Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë…