Bahtiri: Njoftimi se një person nga Mitrovica ka dal pozitiv me koronavirus, i pasaktë

07 prill 2020 | 15:13

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se njoftimi i dhënë se një person nga kjo komunë sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus është i pasaktë.

“Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi,  ka rikonfirmuar…