Bahtiri njofton se kryetari i Zubin Potokut ka hyrë në objektin e komunës

26 maj 2023 | 17:45

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka hyrë në objektin komunal.

“Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdoj të punojë fuqishëm për komunën të cilën e udhëheq”, ka shkruar Bahtiri.

Sipas tij, askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyren e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin.
Urime e shumë suksese kryetar!”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit…