Bahtiri, opozitës: Ejani në sallë plenare, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare

28 prill 2026 | 10:43

Deputeti i LV-së, Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të vijnë sot në sallë dhe të zgjedhin presidentin.

“Edhe sot i bëjmë thirrje opozitës: Ejani në sallë plenare, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare. Prej kujt po frikësoheni që s’po zbritni poshtë? Propozoni kandidatin tuaj. Edhe njëherë e keni mundësinë. Ejani poshtë e votoni, mos e lini vendin të shkojë në zgjedhje, edhe ashtu po dihet se e keni kuptuar se shkaktar kryesor të cilët do t’i dënoj populli jeni ju. ‘Tuta s’ka ilaç’, ama ilaç për ju kësaj here, do të ishte prania juaj dhe vota juaj për presidentin/en e vendit”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain (PSG) dhe Bayern Munich do të ndeshen të…