
Bahtiri pasi arriti në Kuvend: Interesante është çka do opozita, jo a i kemi ne votat
19 prill 2025
| 11:40
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka arritur te Kuvendi i Kosovës, ku për pak pritet të fillojë seanca konstituive.
Bahtiri u ka thënë gazetarëve se pse po e pyesin a i kanë votat.
Sipas tij, po mos t’i kishin votat, nuk do të vinin në seancë.
“Pse bre po na pyetni a i keni votat? Pse s’po pyet çka po don opozita, kjo po na intereson me ditë, nuk po na lajnë me shku në hapin me i pasë votat.
Mos me pasë vota na se çesum, as s’vina” – ka thënë ai.