Bahtiri: Sefaj ka menduar se AKI-ja e kishte lajmëruar Haradinajn për dëbimin e turqve

03 prill 2018 | 19:33

Nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ai ka thënë se Sefaj kishte menduar se kryeministri dhe Presidenti ishin njoftuar nga AKI për operacionin.

“Ndodhi pa dijen e ministrit tonë. Iniciativa nuk ka qenë nga Ministri jonë, ka qenë nga AKI-ja. AKI-ja nuk e ka njoftuar kryeministrin e vendit dhe Ministri jonë ka menduar se AKI-ja e ka lajmëruar kryeministrin dhe kryetarin e shtetit”, ka deklaruar Bahtiri për “Klan Kosovën”.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka thënë se AKR nuk ka menduar kurrë daljen nga koalicioni qeverisës.

“Absolut nga nuk ka pasur vendim të AKR-së për largim nga koalicioni. Ata që kanë thënë nuk janë legjitim të AKR-së. Ne çdoherë kemi qenë bashkëpunues dhe i kemi çuar proceset në të mirë të qytetarëve. Dhe nuk kemi dashur asnjëherë të bllokojmë qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kështu kemi marrë edhe këtë hap”, ka shtuar Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk është…