Bahtiri thotë se do të kandidojë përsëri për kryetar të komunës së Mitrovicës

25 korrik 2020 | 06:38

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se do të kandidojë përsëri si kryetar i kmunës së Mitrovicës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për karrigen e të parit të Mitrovicës.

“Le të dalin të gjithë, kryetari Bahtiri do të jetë vetëm me LV-në”, ka thënë Bahtiri.

Tutje, ai iu bëri thirrje të gjitha partive që të bëhen bashkë kundër tij në garë.

“Nga ky moment e bëj kandidaturën publike. Të gjitha partive ju them bëhuni të gjitha dorë për dore dhe hajde garojmë”, shtoi Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se të enjten në…