Bahtiri thotë se s’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt

21 korrik 2025 | 10:56

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Kështu ka konfirmuar edhe deputeti i VV-së, Agim Bahtiri para se të futej në Kuvend kur një gazetar e pyeti nëse ka ndonjë marrëveshje mes tyre.

“Çka po mendon ti, po a jo?”, ka pyetur Bahtiri, me përgjigjen e gazetarit i cili ka thënë: “Jo”.

Më pas, deputeti Bahtiri ka vazhdur më përgjigjen: “Saktë e ki”.

Megjithatë, një takim i radhës pritet të ndodhë mes Kurtit dhe Limaj gjatë ditëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit,…