Bahtiri: Urat në Mitrovicë do të ndërtohen

09 korrik 2025 | 21:32

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës së Veriut që nuk iu përgjigjën thirrjes së Listës Serbe për të nënshkruar peticionin kundër ndërtimit të urave në Mitrovicë.

“I falënderoj qytetarët e Veriut, shqiptarë, serbë, boshnjakë e të tjerë, që nuk iu përgjigjën thirrjes së Listës Serbe për të nënshkruar atë peticion absurd. Rreth 90.5% e qytetarëve zgjodhën të mos bëhen pjesë e një loje politike që është kundër ndërtimit të urave dhe jetës normale”, ka shkruar Agim Bahtiri.

Falënderimi i Bahtirit:

I falënderoj qytetarët e Veriut, shqiptarë, serbë, boshnjakë e të tjerë, që nuk iu përgjigjën thirrjes së Listës Serbe për të nënshkruar atë peticion absurd. Rreth 90.5% e qytetarëve zgjodhën të mos bëhen pjesë e një loje politike që është kundër ndërtimit të urave dhe jetës normale.

Urat në Mitrovicë do të ndërtohen.

Respektojmë çdo mendim të qytetarëve, pa dallim, por nuk pranojmë që zhvillimi të mbahet peng nga frika apo politika, e kurrsesi nga Lista Serbe. Ka kaluar koha kur ata bllokonin ura e rrugë dhe keqtrajtonin qytetarë.

Këto ura janë për të gjithë qytetarët pavarësisht nacionalitetit dhe moshës; janë për jetë normale në një qytet të përbashkët. Prandaj duke iu falënderuar për bashkëpunimin, iu premtoj se këto ura së shpejti do të jenë në shërbimin tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, ka thënë se…