Bajoku mposhtet në gjysmëfinale, stoliset me medalje të bronztë

30 qershor 2022 | 21:03

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare nga boksieri algjerian, Yahia Abdelli.

Bajoku e nisi mirë meçin duke e fituar raundin e parë, por më pas i humbi dy të tjerët, sipas jurisë, për t’u eliminuar.

Ky vendim ishte i papranueshëm për ekipin, madje vet trajneri i Bajokut iu afrua jurisë, duke ia thënë disa fjalë.

Kështu, Bajoku merr medaljen e bronztë dhe e çon në pesë numrin e medaljeve të fituara nga Kosova në këto Lojëra.

Katër të tjerat kanë ardhur nga sporti i xhudos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka…