Bajqinovci: LV-ja nuk çon mandatar tjetër për qeveri përveç Albin Kurtit

27 tetor 2025 | 15:48

Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se si parti nuk do të dërgojnë mandatar tjetër për formim të qeverisë “përveç Albin Kurtit”.

Rrjedhimisht edhe as në takimin konsultativ që do të ftohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për mandatarin e radhës, Bajqinovci ka lënë të kuptojë se nuk shkojnë.

“Për qeveri tjetër ne nuk ka gjasa dhe nuk ka mundësi për shkak se dihet se mandatar është kryeministri Kurti. Më nuk ka pazare të tilla sikurse përpara me terminale doganore në të cilat vendoseshin njerëz me nga 5 deputetë. Populli e ka dhënë verdiktin dhe kryeministri Kurti është më i votuari dhe i ka 48 deputetë, së bashku me minoritetet jo serbe i kemi 56 deputetë. Por, fatkeqësisht LDK-ja na i mbylli dyert dhe nuk deshi që as ta konstituojë Kuvendin dhe as formimin e qeverisë. Nuk e di nëse do të shkojmë në takim tek presidentja sepse këtë e vendosin organet e partisë”,  ka thënë Bajqinovci për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, mbrojtja…