 
                    Bajqinovci: Nga e hëna, Albin Kurti kryeministër
                31 janar 2020
                |  20:05
            
        Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër ditën e hënë.
Bajqinovci, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se plani i Vetëvendosjes është që të hënën të bëhet qeveria dhe Albin Kurti të jetë kryeministër.
Ai ka thënë se qeveria do të ndërtohet nga partneriteti LVV-LDK pasi sipas tij kështu ka vendosur elektorati me rreth 430 mijë vota në zgjedhjet e fundit.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        