Bajqinovci: Presidentja s’ka ndonjë fuqi për t’i afruar partitë politike

15 maj 2025 | 11:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi, duke folur për takimin e thirrur për sot nga Vjosa Osmani.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, ai para gazetarëve ka thënë se ajo nuk ka fuqi që t’i përafrojë partitë politike.

“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentar, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces”, ka thënë Bajqinovci.

Theksojmë se tentimi i 16-të ka dështuar, pasi sërish partitë nuk e kanë votuar komisionin për votim të fshehtë.

Si rezultat, edhe kësaj radhe VV-ja dështoi ta ketë shumicën.

Në tavolinat e deputetëve sot pati njoftime nga Gjykata Kushtetuese, se mund të çojnë komente deri më 19 maj.

Kjo ndërlidhur me ankesën e AAK-së në Gjykatën Kushtetuese, për vendimet e kryesuesit Dehari.

Sot po ashtu bëhet një muaj prej fillimit të seancës konstituive për legjislaturën e nëntë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minnesota bëhet skuadra e parë finaliste e “play-off”-it në Konferencën…