
Bajrami: Afera më e madhe korruptive në Kosovë po ndodh në sektorin e energjisë, prokuroria të veprojë urgjentisht
26 maj 2025
| 12:46
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se aktualisht në Kosovë, nuk ka korrupsion më të madh se ai në energji.
Me këtë rast, Bajrami i ka bërë thirrje të hetohet çdo gjë nga prokuroria.
“Duhet të hetohet KEK-u: Pse remontet bëhen dimrit? A është prodhuar më shumë verës e natën kur nuk kemi konsum dhe më pak ditën duke ndikuar në rritjen e importit? Të hetohen tenderët dhe ndikimi i realizimit të tyre në kapacitetet gjeneruese dhe rritjen e importit?”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bajramit: