Bajrami dorëzon në ZRrE kërkesën për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës dhe daljen e bizneseve në treg të hapur

12 maj 2025 | 11:25

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se janë në takim me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ku kanë dorëzuar nënshkrimet me kërkesën për anulim të shtrenjtimit të rrymës dhe atë për daljen e bizneseve në treg të hapur.

“E kemi dorëzuar. Këtu jemi në takim”, ka thënë ajo shkurt për “T7”.

Bajrami të premten ka njoftuar se partia e saj ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar të hënën që ZRRE të anulojë dy vendimet.

“Më lejoni të iu informoj që sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, do të vazhdojmë të marrim disa prej tyre, si deputet do të kërkojmë të hënën, në ZRRE për anulimin e dy vendimeve, për të hyrat maksimale për operatorët e energjisë elektrike që e ka rritur çmimin 16.1 % në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit dhe vendimin që detyron daljen e kompanive në tregun e hapur”.

“Bizneset kanë marrë ofertë vetëm nga KESCO dhe ZRrE-ja Mund ta vërtetojë që s’ka treg të hapur për furnizim energji elektrike. Ofertën që e kanë marrë nga KESCO është 260 për qind më shtrenjtë. Imagjinoni 1300 kompani që pas 1 qershorit, energjia e elektrike për këto kompani rritet për 260 për qind”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, dorëzoi…