
Bajrami: Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit
10 tetor 2025
| 11:00
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, nuk ka treguar se si do të votojnë deputetët e partisë së saj në seancën e sotshme, por shtoi se “me 20 votat e LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet”.
Ajo ka insistuar se “LV-ja duhet t’i thërrasë partitë e tjera për konsultim për konstituimin e Kuvendit, presim ftesë për marrëveshje politike”.