Bajrami e ashpër ndaj Kurtit: Për bujqësi mundesh me gënjy dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor

16 shtator 2025 | 20:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për propagandë në sektorin e bujqësisë, duke theksuar se mashtrimet nuk i kalojnë pa u vërejtur nga bujqit e ndershëm.

Ajo kërkoi përgjigje nga ai, pse për pesë vite nuk është hequr TVSH-ja për qumështin dhe produktet bazë, ashtu siç kishte premtuar.

”Kryeministri kujdestar i propoagandës mundet me gënjy për bujqësi dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor, por jo edhe bujqit të cilët më shumë djersë e mund prodhojnë ushqimin të cilin ne konsumojmë çdo ditë.
Shiheni si i përgjigjet postimit të tij një fermer si Sadush Kabashi.
Kryepropaganduesi duhet t’iu tregojë qytetarëve pse që pesë vite nuk e ka hequr TVSH-në për qumshtin dhe gjjthë produktet e shportës së konsumit bazë siç premtonte e mashtronte dikur!”.

https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/09/549294681_1313605756818980_4543909843812483609_n.jpg

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas vendimit…