
Bajrami e ashpër ndaj VV-së: Këta tuxana e mashtrues thërrasin për debate, por vetë nuk janë ballafaquar asnjëherë
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër Vetëvendosjes pasi këta të fundit po kërkojnë debate, raporton Periskopi.
Bajrami iu kundërpërgjigj VV’së duke i ftuar Albin Kurtin, Hekuran Muratin dhe të tjerët të përballen për mafinë energjitike dhe problemet tjera që vendi u ballafaqua për këto 4 vjet.
Ajo i quan “tuxana”, pasi sic thotë deputetja cdo herë kanë refuzuar të përballen.
Postimi i plotë:
Janë hipokritë dhe mashtrues, janë strukur dhe u kanë ikur debateve që pesë vjet
Deputetët e Vetëvendosjes që mbajnë kundërligjshëm pozitat e ministrave po kërkojnë debate të kandidatëve për kryetarë të komunave, ndërkohë të njëjtit struken, ikun dhe nuk ballafaqohen që pesë vjet në debate publike.
U bëj ftesë këtyre mashtruesve që ta marrin për dore deputetin Kurti, bashkë me deputetin Murati e të tjerët dhe të zgjedhin vendin e studion dhe të dalin e të ballafaqohën me oponentë politik për mafinë energjetike, për inflacionin, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për secilën temë që dëshirojnë.
Por, këta tuxana, këta mashtrues e propagandues bëjnë thirrje për debate e vetë s’janë ballafaquar asnjëherë që pesë vjet në asnjë debat.
Kjo nuk është ftesa e parë, ju kam ftuar dhjetëra herë dhe keni ikur.
Dhe, s’kam asnjë dyshim se siç keni ikur nga debatet do të largoheni edhe nga keqqeverisja, krimi e korrupsioni në tri komunat që i keqqeverisni. Njëjtë e keni fundin edhe në krye të Qeverisë.
Epoka e mashtrimeve pesëvjeçare po iu merr fund!