Bajrami e prerë: Nuk bashkëpunojmë e as nuk e votojmë ndonjë kandidat të VV-së

08 maj 2025 | 22:18

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka qenë e prerë në deklaratën e saj kur është pyetur për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Bajrami potencoi qartë se LDK-ja nuk d0 të bashkëpunojë dhe as nuk do të votojë ndonjë kandidatë të VV-së për kryeparlamentar.

“Ne kemi qenë të qartë që nga fillimi se në këtë mandat qeverisës nuk jemi të interesuar dhe nuk duam të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje, kësisoj ne nuk ndjejmë kurrfarë obligimi që të votojmë për asnjë kandidat që propozon VV-ja”, ka thënë Bajrami.

Tutje, Bajrami në “Politiko” tha se nëse VV-ja do të kishte qenë e interesuar që ta konstituojë Kuvendin do ta ndërronte kandidatin, pasi partitë tjera janë shprehur se do ta votojnë një kandidat tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar…