Bajrami: Faleminderit Zotit që nuk kam votë në komunat ku jeton komuniteti serb në Republikën e Kosovës!

26 shkurt 2021 | 17:16

Sa i përket aferës “manipulimit” të votave në komunat ku jetojnë më shumë komuniteti serb (Leposaviq, Novo Brdo, Ranillug, Partesh.), kinse afër 650 qytetar kanë votuar për Koalicionin Vakat, ku kam qenë kandidat në këtë listë zgjedhore, nga kopjet e procesverbalit nga këto vendvotime, duke e shikuar çart se numri imë 5 është anashkaluar në listën e Koalicionit Vakat! Në tre komuna të përfshira nuk kam vota, përpos shumë pak në katërta, qe mund te jetë edhe ‘gabimi statistikës’.

Faleminderit Zotit që është kështu.

Megjithatë, a nuk votohen në zgjedhje deri  5 kandidat në listë?

Poashtu a nuk tregon vet logjika – që nëse dikush voton në mënyrë “mekanike”, për listën e një subjekti të caktuar, atëherë shkon nga numri 1 deri në numrin 5.

Por në këto lista është e kuptueshme që numri imë 5 është anashkaluar qëllimisht nga ata që kanë organizuar këtë provokim, dhe i kanë sugjeruar votuesve dhe komisionarëve numrin e subjektit politik tonë, dhe po ashtu numrat e kandidatëve.

Mua më jep të drejtën të jem krenar për këtë, sepse është e rëndësishme kush nuk mund t’i marrë këto vota. Jam shumë falënderues për atë.

Në anën tjetër, pa marr parasysh për të gjithë ata të shqetësuarit dhe “shqetësuesit”, për ata 650 vota të rrejshëm të Koalicionit Vakat, nuk mund ta fshehin faktin e disa mijëra votave të tjera të marra në qendrat e votimit tradicionale, si dhe faktin se Koalicioni Vakat është̈ subjekti boshnjak më i votuar në Zhup, Podgorë, në qytetin e Prizrenit, në Gorë në Komunën e Dragashit, Vitomericë dhe qytetin Pejës, në Dobrush në Istok, në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë, dhe disa vota në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës!

Për këtë arsye, po përsërisë:

  1. Assesi nuk pranoj që Serbia – cila e ka Listën Serbe si instrument në duart e veta – nuk lejojmë që në asnjë mënyrë të përzihet në çështjet tona në nivel të komunitetit Boshnjak në Republikën e Kosovës.
  2. Unë po distancohem nga gjithë ata të cilat eventualisht kanë qenë të përfshirë në çfarë do mënyre në këto ngjarje negative për neve.
  3. Po ashtu i bej thirrje të gjithë kandidatëve nga lista Vakat, të cilit deri më tani nuk kanë hequr dorë publikisht nga votat e manipuluara nga komunat me shumicë serbe në Kosovë, të heqin dorë publikisht prej tyre dhe të deklarojnë se këto vota nuk do të merren për pozicionimin në listën e Vakat-it.
  4. I bëj thirrje opinionit publik Boshnjakë dhe më të gjer në Republikën e Kosovës që të kërkojnë shkaqet për këto ndodhi negative me vendet të garantuara për komunitetin Boshnjakë, dhe të ndërtohet makanizmi ligjore për mbrojtjen e vendeve të garantuara në Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Çdo qasje tjetër, është vetëm pajtimi me dobësitë kronike të brendshme: ndarjet, lokalizmat dhe rajonizimi, të cilët mund të mbytin vetëm komunitetin Boshnjakë në procesin e institucionalizimit dhe çështjes së saj kombëtarë në Republikën e Kosovës, ka shkruan ndër tjera kandidati për deputet nga koalicioni VAKAT, Çerim Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit…