Bajrami: Gjykata Kushtetuese i dha fund bllokadës së Albin Kurtit për Albulena Haxhiun

08 gusht 2025 | 13:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se prej ditës së parë e kanë thënë atë që sot është vërtetuar.

Bajrami ka thënë se me këtë vendim i është dhënë fund bllokadës së Albin Kurtit për Albulena Haxhiun.

“Albin Kurti e ka detyruar Avni Deharin me shkelë Kushtetutën. I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështet transparencën, sepse ne jemi përfaqësues të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton. S’ka demokraci aty ku s’ka respektim të Kushtetutës dhe të Ligjit”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se me njoftimin…