Bajrami: Gratë duhet të jenë në Kuvend për shkak të meritave (Video)

17 shtator 2019 | 16:11

Kandidatja për deputete e Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se dëshiron të kthehet në Kuvend për t’i çuar përpara çështjet të rëndësishme për vendin.

Bajrami që është në numrin 12 në listën për kandidatë në koalicionin Nisma-AKR-PD, ka thënë se gjatë dy viteve në ekzekutiv kanë arritur disa marrëveshje të cilat kishin mbetur në nivelin e iniciativave në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Ju e dini që në mandatin e legjislaturës së pestë kemi qenë ne si Nismë që pikërisht që e kemi iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe besoj që secili qytetar, grua, vajzë e dinë që po te jepet mundësia mund t’ia dalësh mbanë secilin post që mundesh me e mbartë mbi supet e tuaja. Prandaj mendoj që të gjithë punën për tri vite që e kam bërë në atë legjislaturë, por edhe sa kam qenë në ekzekutiv sepse kam qenë edhe në krye të Komitetit për organizimin e mbarëvajtjes të mbledhjes së dy qeverive ku edhe aty kemi dalë shumë suksesshëm dhe nga ato takime zëvendëskryeministri Limaj ka qenë koordinator i dy qeverive, kemi arrit shumë marrëveshje t’i realizojmë përkundër qeveritë e mëhershme i kanë marrë vetëm si iniciativa dhe kanë mbetur në sirtarë, por me ardhjen tonë në qeveri ato edhe kanë filluar të realizohen”.

“Kanë qenë marrëveshje të rooming-ut, të lëvizjes së lirë, njohja e patentë shoferit, njohja e certifikatave fitosanitare edhe shumë marrëveshje të tjera që për 20 muaj, s’po e them për dy vite, në tërësi, ne si Nismë në tërësi dhe zëvendëskryeministri në atë kohë ia kemi arrit t’i realizojmë dhe besoj që është e nevojshme që zëri i Nismës ose në këtë rast zëri im si përfaqësuese e grave të Nismës por edhe të gjitha grave në Kosovë është e domosdoshme të jetë kësaj here në Kuvend sepse edhe partia jonë e ka pasur të mangët zërin e gruas aty për t’i mbrojtur dhe për t’i parandaluar disa hallka zinxhirore që e pamundësojnë ngritjen e gruas qoftë në detyrë, qoftë në jetën private”, ka thënë Bajrami për “Kosovapress”.

Si kryetare e Nismës së Gruas Socialdemokrate, Bajrami ka kërkuar nga qytetarët që gratë të votohen mbi atë se çfarë përfaqësojnë për aftësitë e tyre sepse sipas saj ato duhet të jenë në Kuvend për shkak të meritave, pavarësisht kuotës gjinore.

Ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, ka thënë se partia e saj ka dëshmuar se iu beson shumë grave dhe se në zgjedhjet lokale shumë prej tyre kanë qenë bartëse të listave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo me grupmosha të ndryshme është…