Bajrami i konteston një nga një ‘arritjet’ që Kurti i numëroi dje: Cirk dhe gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

08 shtator 2025 | 13:15

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj asaj që ajo e ka quajtur tentativë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për të shkatërruar themelet e Republikës së Kosovës dhe për të ndërtuar një “Republikë të Tretë”, ku shteti vihet në shërbim të partisë dhe të liderit të saj.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajrami ka deklaruar se qeveria Kurti ka shënuar rekorde në dështime dhe se projekti i kryeministrit për një republikë të re do të dështojë, pasi, sipas saj, qytetarët nuk do të lejojnë cenimin e Republikës së shpallur më 17 Shkurt 2008 – një republikë që, siç thotë ajo, Kurti ende nuk e ka njohur realisht.

Ajo ka komentuar edhe mandatin e ri të Kurtit si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar si një “cirk politik” dhe duke akuzuar partinë në pushtet se respekton vendimet e gjykatave vetëm kur i shkojnë për shtat.

Bajrami ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas saj, në takimin e Vetëvendosjes u duartrokitën “gënjeshtra të pastra” për arritjet e qeverisë pesëvjeçare.

“Kurti foli për Republikën e ‘Tretë’ – një republikë pa gjykata, ose me gjykata që pasqyrojnë përbërjen e parlamentit. Një republikë ku vendimet e gjykatave merren vetëm pasi të aprovohen nga Albin Kurti”, ka deklaruar Bajrami.

Sipas saj, një republikë e tillë është një rrezik për sistemin demokratik dhe sundimin e ligjit. “Republika e tretë e Kurtit nuk do të bëhet asnjëherë. E Republika jonë shpëton vetëm duke e dërguar Kurtin në shtëpi”, ka theksuar Bajrami.

Postimi i plotë i Bajramit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlzen Ukëhaxhaj HYRJE Çdo shkrimtar kur merr lapsin për të…