Bajrami: Kurti ditë e natë punon kundër demokracisë dhe rendit kushtetues të Kosovës

17 korrik 2025 | 12:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit mbështjellët me flamurin kuq e zi për ta mbuluar korrupsionin, porse sipas saj korrupsioni nuk mbulohet më.

Ajo ka akuzuar Kurtin duke thënë se ky i fundit punon kundër shtetit të Kosovës, të cilin, nuk e ka njohur as më herët.

Bajrami ka deklaruar edhe se Kurti e ka bërë shtetin e Kosovës si “tavolinë suedeze”, duke sulmuar e duke mos njohur atë çka nuk i shkon përshtati atij.

“Albin Kurti mbështjellët me flamur kuq e zi për ta mbuluar korrupsionin. Por korrupsioni nuk mbulohet më. Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës, çdo ditë. Ai nuk e ka njohur as më herët shtetin e Kosovës, e që katër vjet e gjysmë në pushteti, ai e ka bë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze, ai e njeh atë çka i konvenon dhe nuk njeh dhe e sulmon atë çka nuk i shkon përshtati atij”, ka thënë  Bajrami.

Më tutje, ajo ka theksuar se 16 deputetë nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes pas dështimit të seancës konstituive kanë shkuar në zyrat e qeverisë ku i kanë ‘‘uzurpuar ato zyra’’.

Bajrami ka kërkuar bashkim nga të gjithë për të mos e toleruar më këtë situatë. “A e keni parë qysh justifikohet për xhipat e zi, qysh justifikohet për truprojat, për qindra asistentë e këshilltarë që i ka, por Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. 16 deputetë nga grupi i LV-së e lëshuan sallën këtu dhe shkuan në zyrat e qeverisë, i uzurpojnë ato zyra. Ata nuk e njohin rëndin kushtetues dhe kjo është kambanë për alarm. Albin Kurti, ditë e natë po punon kundër demokracisë, kundër institucioneve, dhe kundër rendit kushtetues të këtij shtetit, dhe unë sinqerisht po u bëj thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më”, ka thënë Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka zyrtarizuar një nga momentet më emocionuese të verës:…