Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë një interviste në Radio Televizionin Publik, ekspozoi një paradoks në narrativën politike të deputetit të VV-së, Albin Kurti.
Sipas saj, pretendimi i Kurtit se gëzon mbështetjen e 61 deputetëve për të formuar qeverinë bie në kundërshtim me pamundësinë për të siguruar të njëjtat vota për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit.
Ajo shtoi se nëse pretendimi i tij është i vërtetë, refuzimi për ta zgjedhur Haxhiun kryeparlamentare përbën denigrim të figurës së saj.
“Atëherë cili është problem? Atëherë zoti Kurti nuk po i përdorë këto vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun? A i bie që patriarkalizmi është pikërisht të ai? Sepse ai votat që i ka për ta zgjedhur qeverinë e Kosovës nuk po i vë në shfrytëzim. Votat nuk harxhohen. Në qoftë se i ke votat për qeverinë, atëherë i ke 61 vota edhe për Albulena Haxhiun. Pse nuk i përdorë ai këto 61 vota? Në qoftë se i ka, i bie që ai është duke denigruar figurën e zonja Haxhiut.” – tha Bajrami.