Bajrami, Kurtit: Përfaqësuesi i sektorit privat për të pestën herë ka kërkuar t’ju takojë, s’e keni pranuar

14 dhjetor 2021 | 16:57

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësim për sjelljen e qeverisë karshi përfaqësuesve të sindikatave. Bajrami ka thënë asnjë nga pjesëtarët e qeverisë nuk e ka pritur në takim për të pestën herë Jusuf Azemin, i cili përfaqëson të punësuarit në sektorin privat.

Ajo ka thënë se diskursi i kryeministrit Albin Kurti dhe pjesëtarëve të qeverisë karshi sindikatave është i papranueshëm.

“Diskursi i kryeministrit Kurti dhe pjesëtarëve të Qeverisë karshi sindikatave është i papranueshëm dhe i befasishëm nga një qeveri e majtë siç jeni ju. Të gjitha qeveritë kanë pasur problem me sindikatat, kemi pas kërcënime të llojllojshme nga sindikatat dhe ka pas edhe greva. Por me gjithë punët që kemi pasur i kemi pritur që të diskutojmë, kemi tregu gjendjen buxhetore dhe në shumicën e rasteve e kanë kuptuar një situatë të tillë. Kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe me sindikatën e punëtorëve të sektorit privat, edhe ai e ka kuptuar situatën. E pash në media që z. Jusuf Azemi ka kërkuar për të pestën herë me u taku me pjesëtarët e qeverisë dhe ai përfaqëson komplet të punësuarit në sektorin privat dhe ju nuk keni gjetur kohë asnjë nga pjesëtarët e kabinetit që ta takojë”, ka thënë Bajrami në Kuvend.

Më tutje, Bajrami ka thënë se qeveria është dashur ta sjellë një version të ri të Ligjit për Pagat.

“Nëntë muaj mandat është dashur t’i mjaftojnë qeverisë aktuale të sjellë një version të ri të Ligjit të Pagave. Është e rëndësishme të sillet një ligj i ri në Kuvend dhe të punohet në bashkëpunim të plotë me sindikatat”, është shprehur Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e KOK-ut, kryetari Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm,…