Bajrami: Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë e ka vendin në burg

12 nëntor 2025 | 12:27

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve për parregullsi në procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Ajo ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Ajo u ka bërë thirrje KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese që të veprojnë urgjentisht dhe të zbardhin plotësisht rastin e raportuar në Mitrovicë.

“Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur ‘teknik’ në fletëvotime. Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi”, ka  shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas dyshimeve për…