
Bajrami: LV-ja e ka ditur që as Gërvalla nuk i merr votat e nevojshme
20 gusht 2025
| 11:45
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është fare e interesuar që të zgjidhet situata në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka theksuar se edhe propozimi i Donika Gërvallës ishte vetëm një veprim për të prolonguar konstituimin e Kuvendit.
“LV-ja sot propozoi dy kandidate për të cilat dihej paraprakisht se nuk i kanë votat”, ka thënë Bajrami.