Bajrami mbetet jashtë listës së Rangers për Evropa Ligë

04 shtator 2025 | 16:30

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami,është lënë jashtë listës për fazën e ligës së Europa League.

Këtë vendim e ka marrë trajneri Martin Russell,i cili e publikoi listën me futbollistët që do të jenë në dispozicion,e në këtë listë nuk figuron reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare.

Përndryshe forma e dobët e Bajramit ka bërë që Russel të mos e përfshijë Bajramin,ku në dy ndeshjet e para të sezonit të ri nuk ka arritur të lë gjurmë qoftë me gol apo barazim.

Kujtojmë që edicionin e kaluar Nedim Bajrami në 28 ndeshje shënoi 2 gola e dhuroi 1 asistim,teksa ka kontratë me klubin skocez deri në vitin 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot me 4 shtator 2025 po vij me një projekt-propozim…