Bajrami, Mujës: LDK-ja ka qenë në opozitë kur është privatizuar distribucioni, Mimoza në qeveri e ti kundër LV-së

14 maj 2025 | 14:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë Kurti në dorëheqje, duke e quajtur si “abuzues të besimit të qytetarëve” pas rritjes së çmimit të faturave të rrymës.

Ajo në “Facebook” ka treguar të dhëna se si bizneset kanë marrë oferta për furnizim me energji elektrike “nga KESCO me çmim 260 për qind më të lartë se çmimi aktual”.

Madje, ajo ka thënë se kur distribucioni është privatizuar, partia e saj ka qenë në opozitë. Më tutje, Bajrami se deputetja Mimoza Kusari ishte pjesë e qeverisë atëherë, kurse deputeti Armend Muja ishte pro qeverisë dhe kundër Vetëvendosjes.

“LDK-ja ka qenë në opozitë kur është privatizuar distribucioni, Mimoza ka qenë pjesë e Komitetit ndërministror që e ka bërë privatizimin, si zëvendëse e Hashim Thaçit dhe ministre e Tregtisë, e Armend Muja në atë kohë ka qenë pro qeverisë e kundër LV-së”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë…