Bajrami, Muratit Tregona qysh kompanitë e Vuk Hamoviqit kontrollojnë tregun e energjisë?

20 qershor 2025 | 14:44

Deputetja e LDK-së, Hykmte Bajrami, ka shtruar disa pyetje për deputetin e LV-së, Hekuran Murati, i cili është marrë me Lumir Abdixhikun.

Ajo ka shtruar disa pyetje për Muratin, të cilat kanë të bëjnë me fushën e energjisë.

Bajrami ka shkruar  në “Facebook” se kur të përgjigjet në këtw pyetje, atëherë Murati mund të flas për të parin e LDK-së.

“Tregona qysh kompanitë si NOA dhe EFT e Vuk Hamoviqit kontrollojnë tregun e energjisë dhe fitojnë miliona euro, ndërsa qytetarëve u rritet çmimi i energjisë çdo vit e 1300 biznese vendore përjashtohen nga shërbimi i furnizimit universal. Tregona për përformancën e njerëzve tuaj në ZRrE dhe në KOSTT? Tregona qysh ka mundësi që sot, në këtë ditë gjysmën e energjisë që shpenzojmë jemi duke e importu? Tregona kush po fiton se qytetarët dhe bizneset po paguajnë për këto fitime. Kur të përgjigjesh për këto, atëherë ndoshta mund të flasësh edhe për të tjerët”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rënies së…