
Bajrami: Në qershor importi i rrymës u rrit për 800% krahasuar me majin, ky është qarkullimi e zhvillimi që ka sjellë LVV
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se në muajin qershor të këtij viti, importi i energjisë elektrike është rritë për 800% krahasuar me muajin maj.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se qarkullimi është rritur në qershor, gjithashtu sepse sipas saj, derisa 1 Mëh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton 29.6 euro, kurse kur blen nga NOA e të tjerët mund të jetë dhjetëra herë më i lartë, raporton Periskopi.
“Qarkullimi është rritë në qershor gjithashtu sepse derisa 1Mëh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton vetëm 29.6 Euro, kur KESCO blen nga NOA e të tjerët çmimi mundet me qënë dhjetëra herë me i lartë. Të gjithë e kemi pa rastin kur në dhjetor vitit 2024 Kosova ka pagu 798 Euro vetëm për transport të 1 Mëh”, ka shkruar ajo.
Bajrami tha se ky është qarkullimi e zhvillimi që ka sjellë LVV.
Postimi i plotë: