Bajrami: Nëse shkojmë në zgjedhje, faji është i VV-së

24 mars 2026 | 21:22

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje, faji është i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se asnjë parti politike pos LVV nuk e ka pasur shansin që të zgjedh Presidentin.

Tutje tha se LVV nuk e ka hallin e qytetarëve, por si ta kap shtetin.

“Qeveria nuk e ka në fokus hallin e qytetarëve, por si të kapin shtetin. Nëse shkojmë në zgjedhje dhe gjitha indiakcionet aty po çojnë, faji duhet të dihet dhe të jetë i qartë, është i Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë parti pas 28 dhjetorit nuk e ka pasur as shansin më të vogël për të zgjedhur presidentin”, ka thënë ajo në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka  deklaruar së fundi se…