
Bajrami: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë ‘Kosova apo Albulena Haxhiu’
09 maj 2025
| 10:55
Deputetja e betuar e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Hykete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës.
Ajo ka thënë se nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi duhet të jetë i thjeshtë, Kosova apo Albulena Haxhiu.
“Zoti Dehari nuk na e dha as fjalën. Si LDK nuk kemi vota për ndryshimin e mënyrës së votimit. Më lejoni të ju informoj qëe kemi mbledhur ënnshrkimet e depitetëve që do të vazhdojmë t’i marrim, të kërkojmë të hënën që të dërgojmë kërkesë të ZRRE për anulimin e dy vendimeve, njëri prej tyre për ngritje të çmimit. Në qoftë se shkojmë në zgjedhje, unë besoj se fletëvotimi duhet të jetë i thjeshtë, Kosova apo Albulena Haxhiu. Qytetarët të zgjedhin mes tyre”, ka thënë Bajrami.