
Bajrami: Nuk jemi të interesuar të kemi një qeveri me LV-në
Deputetja e Lidhjas Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se LDK-ja ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga liderët e partive politike, përveç Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me propozimin që të formohet një qeveri tranzitore gjithëpërfshirësë.
Ajo tha se propozimi i LDK-së është “e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar procesin”.
“Nuk jemi të interesuar të kemi një qeveri me LV-në. I kemi ftuar të gjithë, i mirëpresim të gjithë. Nuk kemi vendosur asnjë kusht sepse gjithçka do të jetë subjekt i diskutimit të përbashkët”, tha Bajrami.
Lidhur me deklaratën e Ganimete Musliut, nga Partia Demokratike e Kosovës, se LDK-ja po frikësohet të marrë vendime politike, Bajrami tha se propozimi i LDK-së nuk tregon frikë, por konsistencë në qëndrime.
“Besoj e dini të gjithë që në një opsion të tillë nëse LDK-ja do të ishte e interesuar për pozita dhe pushtet, do të ishte në pozitë shumë më të mirë po të bënte koalicion me LV-në”, tha Bajrami.