Bajrami: Nuk ka vota as për Qeveri të VV-së dhe as të ish-opozitës

08 maj 2025 | 22:16

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka vota as për një qeveri të Vetëvendosjes, por as të ish-opozitës.

Bajrami në “Politiko” potencoi se as partitë ish-opozitare nuk i kanë 61 vota për formimin e mundshëm të një qeverie.

“Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës. Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku ka treguar se…