Bajrami: Nuk mund të jeni njëkohësisht ministra dhe deputetë, ligji dhe Kushtetuta e ndalon

18 korrik 2025 | 16:55

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka dhënë disa sqarime për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë duke i mbajtur njëkohësisht dy pozita, atë  të deputetit dhe të ministrit në detyrë.

Bajrami ka thënë se  lënda në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgojnë vetëm deputetët që kanë fituar mandatin, që janë certifikuar, që janë betuar dhe që votojnë në Kuvendin e Kosovës.

“E thjeshtë, nëse nuk je deputet nuk mund votosh në Parlament. Ligji dhe Kushtetuta e kanë kufizuar ndërsa Gjykata Supreme e ka sqaruar përfundimisht se deputeti nuk mund të jetë në dy funksione. E dyta, Kushtetuta në nenin 70 e thotë se mandati i deputetit fillon në ditën kur certifikohen zgjedhjet. S’je deputet nëse s’ke bërë betim, s’mund të jesh deputet nëse je i emëruar anëtar i qeverisë. E treta, neni 26 i Ligjit për qeverinë e thotë qartë se ‘Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve’. E katërta dhe po aq e rëndësishme: Qeveria në dorëheqje NUK lejohet të miratojë as STRATEGJI dhe madje as KONCEPT DOKUMENT”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pakëndshme ka tronditur ish-‘yllin’ e futbollit francez,…