Bajrami pas vendimit të Supremes: Liberalizimi i tregut është joligjor, hajnia më e madhe po ndodh nga mafia energjetike

17 nëntor 2025 | 14:46

Gjykata Supreme ka njoftuar të hënën se ka aprovuar kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës, kundër ZRrE-së.

Për këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Kjo e fundit ka deklaruar se ‘’ mënyra e liberalizimit të tregut të energjisë është joligjore’’, gjë të cilën, ka theksuar ajo, e kanë thënë me qindra herë.

Ajo po ashtu ka deklaruar se, sipas saj, liberalizimi është bërë në kurriz të rreth 1300 bizneseve vendore vetëm dhe vetëm për të përfituar tregtarët e energjisë të afërt me qeverinë Kurti.

“Kemi thënë që nga dita e parë, e kemi thënë me dhjetëra e qindra herë, se mënyra e liberalizimit të tregut të energjisë është joligjore. Është bërë në kurriz të rreth 1300 bizneseve vendore vetëm dhe vetëm për të përfituar tregtarët e energjisë të afërt me qeverinë Kurti. Vendimi i Gjykatës Supreme i vërteton të gjitha ato që kemi thënë”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Më tutje, ajo ka thënë se “hajnia më e madhe që po ndodh është ajo që po bëhet nga mafia energjetike”.

“U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që ky vendim të zbatohet në tërësi; ndërmarrjet të kthehen në shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike, ndërsa të gjithë vendimmarrësit e këtyre vendimeve joligjore të largohen menjëherë nga institucionet dhe të japin përgjegjësi për secilin cent të shpërdoruar. E kam thënë se hajnia më e madhe që po ndodh është ajo që po bëhet nga mafia energjetike. Pyetja është pse s’po luftohet kjo mafi nga organet qeveritare? Përgjigjen e dini të gjithë!’’, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i njohur shqiptar, Ben Blushi në një intervistë në…