Bajrami: Po shkojmë drejt zgjedhjeve

26 tetor 2025 | 12:24

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas dështimit të formimit të qeverisë “Kurti 3”, ka thënë se po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas Bajramit, ka qenë e ditur që nga fillimi që LV-ja nuk i ka votat për krijimin e qeverisë.

“I patë zhvillimet dhe u vërtetua ajo që e kemi ditë nga fillimi, që LV-ja edhe pse fituese,  nuk i pat numrat për krijimin e qeverisë, për kundër faktit që me dhjetëra herë kanë potencuar se të krijohet Kuvendi sepse pastaj i kemi numrat e qeverisë”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
S’ka qeveri Kurti 3. Albin Kurti nuk ka arritur ti…